Deputetja e Partisë Demokratike, gjatë fjalës së saj në seancën plenare, ku shpjegoi arsyet se pse opozita kërkoi interpelancë me Edi Ramën, theksoi se vendimi për ta rrëzuar kërkesën, tregon frikën që mazhoranca nga Sali Berisha.

Ajo shtoi Berishën nuk ka gjë në botë që e ndal në misionin e tij. Sipas ish-kryeministri është një i burgosur politik, pasi qëndron në arrest pa akuzë.

Vokshi tha se pa lirimin e Berishës, nuk do të ketë paqe as brenda dhe as jashtë sallës së Kuvendit.

Vokshi: Vendimi juaj, zonja Nikolla tregon edhe njëherë frikën që keni nga Berisha, tmerrin që keni nga fjala e tij, ndaj e refuzoni.

Harruat që ai është Sali Berisha dhe nuk ka asgjë në botë që e ndal në mision e tij, aq më pak ju dhe aq më pak Edi Rama.

E hoqët nga grupi, i mbajtët peng partinë që ai drejton, e hoqët emrin e partisë së tij si kryetar, ne zgjedhjet e fundit. Ia hoqët emrin si kryetar koalicioni. Lobuat me kombëtar dhe ndërkombëtar për ta hequr nga skena politika. E hetuat 4 vite dhe nuk i gjetët asnjë fakt. E ju cfarë bëtë sot, e mbani në arrest politik, pa akuzë.

Berisha është i burgosur politik, sepse ju keni frikë nga fjala e tij.

Asgjë nuk do ta ndalë Berishën dhe nuk do të ndalë as ne në mbrotjen e partisë Demokratike. Dje ishte vetëm hapi parë.

Askush nuk do të ndalë në betejën e mbrojtjes së opozitarizmit, plularizmit dhe lirive të cdo qytetari.

Asgjë nuk do ta ndalë Berishën, në rrëzimin e këtij regjimi. Nuk do të ketë paqe brenda dhe jashtë kësaj salle pa liruar Sali Berishën.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re