Kryeministri Rama ka publikuar hartën e gjelbër të qyteteve që do të kenë më shumë lehtësim, duke filluar nga e hëna e 27 prillit.

Edhe pse do të ketë një lehtësim të posaçëm të lëvizjes, por me rregulla strikt për lëvizjen. Sipas Ramës Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër, Zona e Përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd, Zona e Përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq dhe Bashkia Divjakë kanë “privilegjin” të jenë më të lehtësuara në lëvizje.

Rama shkruan:

NË ZONAT E GJELBËRTA AUTOMJETET PRIVATE DO TË LËVIZIN PA AUTORIZIM NGA ORA 09.30 DERI NË ORËN 17.30, POR ME RREGULLIN E VETËM 2 PERSONAVE NË MAKINË, NGA I CILI PËRJASHTOHEN KATEGORIKISHT PENSIONISTËT

PENSIONISTËT DO TË LËVIZIN LIRISHT NË KËMBË, DERI NË ORËN 08.30 DHE DERI NË KËTË ORË ASNJË KËMBËSOR TJETËR PËRVEÇ ATYRE QË KANË AUTORIZIM PËR PUNË, NDALOHET TË DALË NGA SHTËPIA

NGA ORA 9.30 DERI NË 17.30 TË GJITHË TË TJERËT MUND TË DALIN NGA SHTËPIA, POR KUJDES(!), NDALOHET LËVIZJA NË KËMBË E MË SHUMË SE DY PERSONAVE

NDALOHET RREPTËSISHT QËNDRIMI NË NJË VEND I MË SHUMË SE DY PERSONAVE DHE NUK LEJOHET FREKUENTIMI I PARQEVE PUBLIKE NË 14 DITËT E ARDHSHME

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re