Skip to content

Harta e kënduar e “botës serbe” në një ring, Kosova si refren

Në rrjetin social X është shfaqur një video e Milica Doshkoviçit duke kënduar për “botën serbe” në hapjen e Kampionatit Evropian të Boksit për Femra.

Në këngën që interpreton në ceremoninë e hapjes, ajo rendit pjesët e territorit që janë të nevojshme për lumturinë e mikpritësit të kampionatit, pra Serbisë, ku Kosova zë një vend të veçantë. Madje mund të thuhet se është refreni i këngës.

“Kosova është gjemb në këmbë”, përmenden “vëllezërit matanë Drinës deri në det”, “Republika jonë serbe nga litia e Malit të Zi” etj.

Përveç territoreve të listuara, përmenden edhe bartësit e tjerë themelorë të “shenjtërisë dhe botës serbe”, Njegoshi, Ostrogu, Tvrdoshi etj.

Bëhet fjalë për ceremoninë e hapjes së kampionatit evropian të boksit (Ceremonia e hapjes | EUBC Men’s & Women’s European Boxing Championships | Beograd 2024).

Interpretuesja Milica Doshkoviç është anëtare e Operës së Teatrit Kombëtar Serb dhe soliste vokale.