Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Shpërthimi vazhdon në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se rastet e reja janë kontakte, por edhe vatra të reja.

“Rastet e reja janë të përqendruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht tetë në Tiranë, tetë në Durrës dhe një në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë nëntë qytetarë.

Deri më sot janë kryer mbi 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar.

Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm katër prej tyre janë në terapi intensive,” raportoi Ministria e Shëndetësisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë- 78
Krujë- 46
Durrës- 17
Shkodër- 15
Kamëz- 12
Berat- 10
Fier- 5
Elbasan- 2
Kurbin- 1
Mirditë- 1
Korçë- 1.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re