Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD Adriana Kalaja, deklaroi në tryezën e diskutimit me avokatët të organizuar nga Partia Demokratike, se janë mbi 100 mijë dosje stok që nuk dihet kur do shqyrtohen.

 

Ajo theksoi se Gjykata e Apelit Tiranë po shqyrton ende dosjet e vitit 2017 ndërsa shtoi se me hartën e re gjyqësore do të kemi zgjatje pafund të proceseve gjyqësore.

 

“Situatë ku afatet dhe proceset gjyqësore janë shkelur, sidomos në Apel shkojnë mbi 50. Vetëm Apeli Tiranë po shqyrtohen dosjet e vitit 2017. Pasi të hyjë ligji i hartës së re territoriale ku do mbidhen gjithë dosjet, përveç një aksesi të munguar të publikur do kemi zgjatje pafund të proceseve gjyqësore. Do mungojë aksesi edhe i avokatit. Shumë vendime merren në dhomë këshillimi nga gjyqtarët. Nuk ka një proces të rregullt gjyqësor.”-tha Kalaja.

 

Më tej ajo deklaroi se sistemi i qeverisjes nuk ka një iniciativë pozitive për të zgjidhur këto probleme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re