Skip to content

Harta e re gjyqësore, bojkotohen për 4 ditë seancat, paralajmërimi për ata që nuk binden

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia ka paralajmëruar se për shkak të miratimit të hartës së re gjyqësore është vendosur që nga e marta deri të premten të bojkotohen seancat gjyqësore.

Kjo sepse sipas tij nuk janë marrë parasysh kërkesat e avokatëve për hartën e re gjyqësore.

Haxhia tha se me këtë hartë të re rriten kostot dhe shpenzimet për gjyqet.

“Kundërshtojmë projektdraftin për hartën. Dje u mor vendimi për miratimin e hartës për një ndryshim, ku u tha se Gjykata e Sarandës nuk do të shkrihet dhe çështjes e Krujës nuk do gjykohen në Durrës por në Tiranë. Ne vlerësuam këtë situatë dhe u konstatua se nuk është bërë asnjë ndryshim.

Në këto kushte duke u ndjerë të fyer, për shkak të ishte realitet që këto tavolina kanë qenë farsë propagandistike, për të thënë se është marrë vendimi, në këto kushte vendosëm që të bojkotojmë të gjitha proceset gjyqësore, duke përfshirë dhe Gjykatën e Lartë. Procesi nis nesër deri të premten.

Kjo hartë cënon rëndë interesat e personave por dhe rrit kostot. Duke ardhur në gjykatë të Apelit të Tiranës. Do të marr kopjen e vendimit në fjalë dhe do ti bëj kërkesë gjykatës për të caktuar një seancë tjetër. Masat e sigurisë është një pjesë e vendimit që nuk do bojkotohen.

Shpresojmë që kjo grevë të jetë kambanë për Ministrinë e Drejtësisë që të merren parasysh kërkesat tona të cilat janë interesa të personave juridikë. Nëse nuk merren masa, e kemi lënë të hapur që të mblidhet Komiteti Drejtuese. Nëse do ketë njeri që nuk respektojmë vendimin do procedohet disiplinarisht deri në heqjen e licencës. Kjo situatë që është krijuar nuk mund të zgjidhet me një situatë që krijon më shumë probleme”, tha Haxhia.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë