Skip to content

Harta e re gjyqësore/ Braka: Nuk është problem marrja e çertifikatave por pjesëmarrja e qytetarëve në gjyq

  • 13/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kreu i dhomës së avokatisë Tiranë, Fatmir Braka në studion e edicionit të lajmeve në Vizion Plus foli në lidhje me bojkotin katër ditor që do të nisë të martën për ndryshimin e hartës gjyqësore në vend.

 

Avokati Braka theksoi se problem më i madh i ndryshimit nuk është tërheqja e çertifikatave nga rrethet por pjesmarrja e tyre në seancat gjyqësore.Sipas Brakës koha fizike nuk është e mjaftueshme që një qytetar nga skajet e Shqipërisë të paraqitet në kohë në sallën e gjyqit apo të kthehet sërish brenda ditës në vendin e tij.

 

 

Braka tha se para marrjes së vendimit ka patur takime, mbledhje dhe diskutime por avokatët nuk kanë rënë dakort dhe kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.

“E vërteta është që na kanë pyetur dhe kemi bërë disa takime me përfaqësues të lartë të gjyqësorit dhe Ministrinë e Drejtësisë bile një takim ka qenë i përbashkët me të gjithë kryetarët e dhomave të avokatisë së Shqipërisë, kemi bërë debat, të gjithë kemi kundërshtuar prandaj edhe vendimarrja jonë është bojkoti sepse nuk janë marrë parasysh kërkesat tona.”

 

 

Për sa i përket pretendimeve se në vend ka aq shumë gjykata sa disa nuk justifikojnë as ekzistencën e tyre, Braka tha se avokatët pranojnë reduktimin e numrit të tyre por jo ndryshimin drastik.

“Nuk qëndron, vërtet Reforma në Drejtësi krijoi probleme por nuk zgjidhet në këtë formë duke ngushtuar gjykatat e duke krijuar një gjykatë apeli në rang republike. Do të ishte shumë e rëndë nëse do të kishim vetëm një gjykatë apeli në vend.”

 

 

Do të ngelen administratat në rrethe, problem është pjesmarrja në gjyq e qytetarëve, duke ardhur nga rrethet në Tiranë. Por kryesorja është eksperimenti i gabuar, gjykata apelit administrative, kur u krijua po të merrni relacionet përkatëse do të shikoni që të gjitha cështjet do të zgjidheshin për dy muaj. Ku janë? Ne kemi ende çështje të vitit 2017, 2018 pa shqyrtuar.  Ne pranojmë më tepër që mos të bëhet kjo lëvizje drastike nuk është se biem dakort me këtë lloj lëvizje por të paktën të bëhet me tre gjykata apeli.

Për shembull Përmeti nuk ka kriminalitet mund të suprotohet nga një gjyatë tjetër Një çështje mund të zgjasë me muaj të tërë i bie që qytetari të vij nga jugu ose veriu të jë present në gjykim.

Ne nuk është se këtë process e kemi nisur sot që te fillojmë bojkotin nesër. Ky process ka qenë në vazhdimësi pasi janë mbledhur avokatia e rretheve, dhoma kombëtare e avokatisë. Nuk u morr parasysh asgjë Për ne ishte një farsë edhe pyetja e grupit të interesit.” vijoi më tej avokati Fatmir Braka.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë