Kryetarja e KLGJ-së Naureda Llagami është duke prezantuar hartën e re gjyqësore që do të ketë vendi, që pritet që t’i hapë rrugë ndryshimeve të rëndësishme në gjykatat e të gjithë vendit.

Llagami tha se koncepti i KLGJ-së është që të ketë një numër më të vogël të gjykatave, e cila do të përkthehet në cilësi më të mirë në shërbim.

‘Koncepti ynë është më pak gjykata dhe më shumë cilësi, ne jemi të hapur për të diskutuar shqetësimet, marrja e përgjegjësive kërkon kurajo, si kostot sot ashtu dhe arritjet nesër”, tha Llagami.

Ndërkohë që ministri i drejtësisë Ulsi Manja tha se në gjykatat që pritet të mbyllen në disa rrethe të vendit, për qytetarët do të vijojnë që të jepen shërbime administrative.

“KLGJ duhet të kujdeset që në të gjitha godinat që kanë qenë deri sot Gjykatat, të ketë punonjës të administratës, që të presin kërkesë paditë e qytetarëve. Ky propozim është balancim i disa objektivave”, tha Manja.

Harta e re gjyqësore që propozohet nga KLGJ:

Gjykatat e shkallës së parë nga 22 që janë aktualisht do të jenë 12

2 Gjykata Administrative

Një Gjykatë e Apelit Administrativ në Tiranë

1 Gjykatë e Përgjithshme Apeli në Tiranë

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re