Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Elbasan, Demir Çifta ka njoftuar se avokatët e Elbasanit do të rikthehen në punë pas bojkotit katër ditor të javës së kaluar.

 

Çiftja tha se po veprohet në të njëjtën linjë me Dhomën Kombëtare të avokatëve të Shqipërisë.

 

Në një dalje për mediat ai u shpreh se do të vijohet më tej në varësi të vendimit të Këshillit të Ministrave dhe pas interpelancës që do të mbahet nga kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia.

 

“Kemi vendosur që deri në datën 17 që bojkoti katër ditor u ndërpre. Jemi në pritje të një interpelance të kryetarit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia. Në varësi të diksutimeve dhe në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave për hartë e re gjyqësore ne do të mbajmë qëndrimin tonë, gjithmonë në mbështetje të Dhomës Kombëtare. Ne vendosëm ndërprerjen e bojkotit si dhomë kobëtare ndërsa dhomat vendore kanë kërkesat e tyre dhe nuk i ndalon askush të bojkotojnë si dhoma vendore.

Elbasani duke mbrojtur interesave të avokatëve ka porositur të gjitha pikëpamjet e veta në lidhje me hartën e re Ne do të veprojmë në vazhdimësi të situatës. Bojkoti do të vazhdojë nëse nuk merren parasysh kërkesat tona do të vijojë me masa më të avancuara . Bojkoti në Elbasan është ndjekur me korrektësi nga të gjithë avokatët. Qytetarët kanë humbër shumë gjatë javës së bojkotit. Dëmi është i pallogaritshëm.” – tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re