Skip to content

Harta e re gjyqësore/ Haxhia: Bojkotojmë seancat gjyqësore, rriten shpenzimet!

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pas miratimit të hartës së re gjyqësore, kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia ka folur për vendimin që kanë marrë për bojkotin e të gjitha proceseve gjyqësore deri ditën e premte.

 

Vendimi u mor pasi pretendojnë se nuk janë marrë parasysh kërkesat për draftin e hartës së re gjyqësore. Haxhia në një deklaratë për mediat tha se me këtë hartë të re rriten kostot dhe shpenzimet për gjyqet.

 

“Lidhur me projekt draftin e hartës gjyqësore dhe qëndrimin e vlerësuar. Të premten, KLGJ mori vendimin për miratimin e draftit me një ndryshim të vetëm. Tashmë ishte realitet që tavolinat kanë qenë farse propagandistike. Në këto kushte vendosëm të bojkotojmë të gjitha proceset, përfshi Gjykatën e Lartë. Me këtë bojkot synojmë të sensibilizojmë të gjithë shtetasit se duhet ta kenë të qartë të gjithë personat fizik dhe juridik që nëse duan të kenë zgjidhje, të ndërgjegjësohen që kjo hartë rrit kostot dhe shpenzimet”, tha Haxhia.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë