Këtë të hënë, 1 maj hyn në fuqi faza e dytë e zbatimit të hartës së re gjyqësore, ku pritet të mbyllen 9 gjykata dhe prokurori të shkallës së parë në rrethe.

Gjykata e Shkallës së Parë që mbyllet është ajo Kurbinit, Matit, Tropojës, Pogradecit, Përmetit, Pukës, Kavajës, Lushnjës, Përmetit.

Sipas KLP-së, së bashku me Gjykatat e Shkallës së Parë do të shkrihen dhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore, që ka sjellë dërgimin e trupave gjyqësore dhe përfaqësuesve të akuzës në institucionet e reja të drejtësisë. Pra, Gjykata dhe Prokuroria e Tropojës zhvendoset në Kukës, ajo e Kavajës i bashkohet të Durrësit, e Krujës në Tiranë, e Pukës në Shkodër. Si dhe e Përmetit transferohet në Gjirokastër, e Lushnjës në Fier, dhe dosjet gjyqësore dhe hetimore penale dhe civile nga Pogradeci në Korçë. Pas hyrjes në fuqi të kësaj faze në çdo gjykatë e prokurori të mbyllur do të mbahen hapur sportelet për të depozituar paditë, të cilat do të shqyrtohen më pas sipas qyteteve ku do të mbahet hetimi dhe gjykimi.

Faza e tretë hyn në fuqi në 1 Korrik të këtij viti dhe parashikohet reduktimi i të gjitha gjykatave administrative në dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Ndërsa nga Korriku reduktohen edhe Gjykatat Administrative në vetëm dy, në Tiranë dhe Lushnje.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re