Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, është shprehur se harta e re gjyqësore do të sjellë uljen e vonesave të shkaktuara në gjykimin e dosjeve.

WhatsApp Image 2023-06-23 at 11.16.32

Komentet Llagami i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku tha se Harta e re Gjyqësore do të bëjë specializimin e gjyqtarëve në trajtimin e çështjeve të caktuara, çka sipas saj, do e bëjë më të thjeshtë gjykimin e shumë çështjeve.

Ajo shtoi gjithashtu se në këto 3-4 muaj të zbatimit të hartës, nuk ka pasur problematika të zvarritjes së hetimeve.

“Nuk është shtyrë asnjë seancë gjyqësore për shkak të mosmarrjes së masave. Seancat kanë vijuar në normalitet. Sfida tjetër e ardhshme është zbatimi i fazës së tretë që prek gjykatat administrative. Do të grupohen gjykatat administrative në dy gjykata. Do të kemi një gjykatë të shkallës së parë në Tiranë dhe Lushnje. Kemi bërë të mund që të marrim masat në advans të kohës që të krijohet gjithë komoditeti për qytetarët. Shërbimi merret jo vetëm përmes zyrave të shërbimit.

Në këto 3-4 muaj të zbatimit të hartës, nuk kemi pasur problematika të zvarritjes së hetimeve. Shpresoj që edhe me fazën e tretë do të kalojë dhe do të kemi një sukses. Në gjykatën e Alelit, Këshilli ka marrë një vednim, janë hapur rreth 12 pozicione vakante. Ajo që kam parë, është se ritmi jo vetëm që po mbahet, por po shkojmë në rezultate shumë të larta.

Edhe në shkallët e para, ka rënë numri i delegimeve të gjyqtarëve, nuk kemi më shtyrje të seancave dhe më pak kosto për sistemin e drejtësisë. Ne jemi duke operuar me Prokurorinë në mënyrë që godinat ti kemi bashkë dhe shërbimi i qytetarëve të jetë sa më i mirë. Godina aktuale nuk i ka kushtet për të pritur 78 gjyqtarë.

Kemi bërë kërkesa së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme dhe i kemi bërë kërkesë Bashkisë së Tiranës për një godinë. Zbatimi i hartës së re gjyqësore ishte një nga mekanizmat për të ulur gjykimet. Duke bërë një specializim të gjyqtarëve, shkurtohet edhe koha, pasi më parë, gjyqtari gjykonte edhe çështje familjare, edhe administrative e penale, etj. Qëllimi i KLGJ është vetëm Beklogu. Synimi është të punojmë drejt një strategjie për uljen e Beklogut”, është shprehur Llagami.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re