Diskutime dhe debate ka pasur sot në komisionin e Ligjeve ku po diskutohet për hartën e re të gjyqësorit që është krijuar nga KLGJ.

 

I pari që ka ngritur zërin ishte deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi, që akuzoi KLGJ se ka marrë një vendim politik me bekimin e Edi Ramës. Ndërkohë Bardhi u kundërshtua nga deputeti socialist Pandeli Majko që kërkoi t’i fikej mikrofoni.

 

Me tej e mori fjalën e mori kreu i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, Maks Haxhia, i cili akuzoi të dy palët politike se nuk janë serioz në mbledhje.

 

Duke argumentuar se bojkoti i avokatëve nuk bëhet për para dhe mbushje xhepash, por për interesin e qytetarëve, të cilët do të preken nga harta e re e gjyqësorit në financat dhe çdo veprimtari të jetës së tyre, Haxhia theksoi se palët politike nuk janë serioz në mbledhje.

 

Bardhi: Po i kërkoj kolegut të mos më ndërpresë. Se ai më ndërpreu. Qetësohu Pandi. Merre me qetësi. Zonja kryetare ta nisim nga kjo pikë. KLGJ të na bindë që ky nuk është vendim politik i Edi Ramës që ka marrë firmën e Naureda Llagamit. Se po qe vendimi politik i Edi Ramës nuk ka pse qëndrojnë këtu as KLGJ, as ne deputetët.

 

 

Maks Haxhia, Dhoma e Avokatisë: Vendimet tona mund t’i gjykoni si qëndrime politike, por ne nuk i përkasim asnjë krahu politik dhe vendimet tona janë të pastra të ndërmarrë vetëm si Dhomë Avokatie. Harta e re e gjyqësorit nuk është vetë reforma në drejtësi, por është një hartë për të pasur drejtësi sa më kualitative dhe për ta afruara më pranë publikut. Ne përfaqësojmë publikun dhe e kemi bërë shumë të qartë. Ne nuk kemi hallin sesi do të paguhemi por që drejtësia të jetë efiçente dhe me këtë hartë të re gjyqësore drejtësia nuk është eficente.