Harta e re Gjyqësore rëndon mbi kurriz të qytetarëve.

Dita e tretë e protestës së avokatëve në të gjithë vendin duket se nuk po i jep zgjidhjen e dëshiruar situatës me riorganizimin e gjykatave në rang vendi dhe pasojat e saj po i vuajnë dhe do t’i vuajnë qytetarët.

Një rast i tillë është i znj Erfane Dyrmishi e cila është ndër rastet e rralla që ka 5 procese gjyqësore në gjykatat e Durrësit;  nga ku 2 në gjykatën administrative kundër institucioneve shtetërore kundër vendimmarrjes për prishjen e paligjshme të banesave, 2 në gjykatën e rrethit për kërkim dëmshpërblimi për shkak të diskriminimit dhe 1 në prokurori.

Tashmë me hartën e re gjyqësore 4 nga këto 5 çështje do të gjykohen në Tiranë dhe do të shtojnë shpenzimet për xhepin e saj.

“Unë sot e mora vesh që jam për gjyq në orën 1 dhe janë mbyllur, janë në grevë. Ne qytetarët nuk pyetemi, ne  e kemi në kurriz. Që të shkoj në Tiranë të bëj gjyqet mua nuk më leverdis se kam 5 cështje, nga administrativja dhe civile. Do fle në zyrë i kam thënë gjyqtares së administratës.

Me 1 mijë lekë vij nga plazhi këtu, po në Tiranë sa më duhen. E hamë në. Që të shkoj në Tiranë duhet të fle në dyert e gjykatës. Po u mblodh populli jam  e para të shkoj në Tiranë, te qeveria.

Kam gjyq javën që vjen, isha betuar do fle në zyrë. Kam 3 vjet e po hy për 4 e jam rrugëve të gjykatës, nuk di sa do zgjasë. Do fle atje se lekë skam”- u shpreh ajo.

Nga ana tjetër avokatja e saj znj. Erisilda Shpata shpjegon situatën me gjykatën e Durrësit si dhe shprehet se raste të tilla do jenë më të shumta dhe si rrjedhojë do të ketë një sërë pengesash për avokatët e qytetarët.

“Në Durres ushtrojnë veprimatrinë tyre 3 gjykata. Me propozimin e ri, me shkrirjen e gjykatave kërkohet që ajo administrative dhe apelit të kalojnë në Tiranë. Kjo një shkjelje e rëndë që i bëhet te drejtave të njeriutt, vonese dhe aksesit në drejtësi të qytetarëve. Do të sjell zvarritje të proceseve. Minimialisht një proces në gjykatën administrative të Durrësit vonon 2 vjet. Kjo ndodh për shkak të numrit të ulët të gjyqtarëve. Në Tiranë do të duhet një periudhë kohe më e gjatë”- u shpreh ajo.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re