Deputeti i PD, Saimir Korreshi i është drejtuar me një pyetje kryetarit të ILD-së, Artur Metani lidhur me investimet strategjike që pritet të bëhen në godinën e prokurorisë Lushnje, pas mbylljes me vendosjen në zbatim të Hartës së re Gjyqësore.

Në pyetjen e tij për kryetarin, Korreshi ironizoi duke thënë se si mund të garojë bashkëshortja e tij për t’u bërë pjesë si investitor strategjik, në lidhje me këtë godinë.
“Meqë në godinën e braktisur të Lushnjës para se të hyjnë minjtë, kanë menduar ta kthejnë për investim strategjik, dua të hyj dhe unë. Pyetja ime është si mund të garojë gruaja ime, ka mundësi ta marrim si investitor strategjik?”, tha ai.
