Me shtimin e numrit të të prekurve nga koronavirusi duke arritur në 38 në vendin tonë, harta e shpërndarjes së tij mbetet e pandryshuar nga nj¡ ditë më parë.

Virusi deri tani është izoluar në 6 qytete të Shqipërisë. Sot, Tirana ka 3 raste të reja, Lushnja një rast të ri dhe Fieri po ashtu, një rast të ri.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë më 14 mars:
Tiranë 22 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 5 raste
Rrogozhinë 2 raste

Në përditësimin e të dhënave në lidhje me situatën e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri, Albana Fico, Drejtore e IShP bëri me dije se:

“Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19.

Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste“.

***

Nga rastet e konfirmuara pozitivë në datën 13 mars:
Tiranë 19 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 1 rast
Elbasan 2 raste
Fier 4 raste
Rrogozhinë 2 raste

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re