Me dokumente në duar Imer Alimulaj nga Tropoja qëndron para dyerve të Gjykatës së Kukësit. Pas mbylljes së gjykatës së Tropojës edhe çështja e tij është transferuar në Kukës.

60-vjeçari tregon se tani kostot i kanë më të larta teksa i druhen zvarritjes së proceseve gjyqësore.

Ata që janë në distance më të largëta thonë se nëse nuk mbarojnë punë brenda ditës do të detyrohen të flenë në hotele.

Prej një majit, në bazë të reformës gjyqësore 9 gjykata të shkallës së parë në të gjithë vendin mbyllën dyert, bashkë me to u shkrin edhe prokuroritë përkatëse. Në këto institucione të mbyllura do të mbahen hapur sportelet për të depozituar paditë që më pas delegohen për gjykim dhe hetim në gjykatat përkatëse.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re