Pas një dite pa reshje të shumta shiu, pritet që këtë të dielë në orët e pasdites të nisin reshje të dendura në thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, vendi do të dominohet nga vranësirat ndërsa në orët e mbrëmjes do të ketë reshje shiu e dëbore në zonat malore të territorit. Edhe temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm, duke u luhatur nga -1°C deri në 15 °C. Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgë 5 ballë.

Më poshtë një hartë live e mënyrës sesi do të preket territori i vendit nga reshjet dhe ku ato do të jenë më të dendura.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re