Për 24 orë ka patur një rritje prej 10 personash të numrit të të infektuarve me koronavirus në vend. Sipas informacionit të përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë, numri total ka shkuar në 33.

Hartës së qyteteve të Shqipërisë, ku ka raste të konfirmuara me koronavirus sot i është shtuar edhe Fieri. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se në Fier janë regjistruar katër raste të reja me virusin Covid-19.Ndërkohë në qytetin e Durrësit, numri i personave të infektuar ka shkuar në 5, mes të kcilëve është dhe një mjek i spitalit të Durrësit, ku qe e shtruar e 73-vjeçarja me Covid-19, e cila ndërroi jetë dy ditë më parë.

Pas vdekjes së gruas së moshuar në Durrës e cila kishte qëndruar për disa ditë në spital, pa u testuar për koronavirus, u ngrit alarmi për shëndetin e personelit mjekësor të spitalit.Por sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 39 mjekë e infermierë, vetëm njëri ka rezultuar pozitiv. Ndërkohë priten rezultatet e testimeve të 50 personave të tjerë.

Tirana mban rekordin me më shumë persona të konfirmuar, ku sot bilanci është rritur në 19. Në Lushnjë nuk ka ndryshime, ndërsa në Rrogozhinë ka një tjetër person të konfirmuar.Në Elbasan vijojnë të jenë dy të konfirmuar, që sipas disa mediave në vend kanë lidhje me rastin e 31-vjeçarit në Tiranë, i cili ishte kthyer nga Milano. Mendohet se bëhet fjalë për prindërit e të riut me banim në Tiranë, i cili kishte shkuar t’i takonte ata pas kthimit në Italia, kur nuk e dinte se ishte bartës i virusit. Pasi është zbuluar rasti i infektimit të dy prindërve, i gjithë pallati është dezinfektuar, ndërkohë që edhe fqinjët i janë nënshtruar analizave.

Ndërkohë për 4 rastet e reja në Fier, nuk thuhet nëse ata kanë lidhje me të infektuar të tjerë të mëparshëm apo janë raste të reja të kthyer nga zonat e prekura. Për këtë arsye momentalisht në skemën e mësipërme janë pasqyruar si raste të ndara.

https://hashtag.al/wp-content/uploads/2020/03/2-2.jpg

 

https://hashtag.al/wp-content/uploads/2020/03/HARTAA-1-1.png

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re