Ushtrimi i prostitucionit në disa prej rrugëve të Tiranës prej kohës është kthyer në një shqetësim për qytetarët. Në disa prej akseve kryesore çdo natë mbildhen vajza që janë gati të kryejnë marrëdhënie kundrejt pagesave që variojnë nga 2 mijë lekë deri në 5 mijë lekë të reja. Shumica e tyre janë meshkuj të shndërruar në femra.

Kanë qenë pikërisht vetë qytetarët ato që kanë denoncuar këtë fenomen shqetësues që prej kohësh ndeshet çdo mbrëmje pas orës 23:30 në rrugët e kryeqytetit.

ReportTV bëri një vëzhgim në disa prej këtyre akseve ku më së shumti ushtrohet prostitucioni më saktësisht në zonën pas Pallatit të Operas dhe Baletit si dhe përgjatë Bulevardit Zogu i Parë me vajza të shumta dhe meshkuj të shndërruar në femra që shesin trupin e tyre të ndihmuar edhe nga errësira në rrugë.

Madje gjatë ushtrimit të prostitucionit ato janë edhe nën monitorimin e tutorëve që i shfrytëzojnë.

Në orët pas mesnate, kamerat kapën dhe momentin kur një patrullë policie i bënte thirrje këtyre vajzave të largohenin nga rruga.

Por sapo patrulla u largua ato u rikthyen sërish në vendin e tyre të punës. Por kur identifikuan grupin tonë të xhirimit teksa i filmonte, nuk nguruan të hidhnin ofendime.

Ky rast i shfrytëzimit të prostitucionit nuk është i vetmi në kryeqytet pasi edhe më parë janë evidentuar raste të tjera të shfrytëzimit për prostitucion. Rasti më i fundit ka të bëjë me rrjetin e prostitucionit ku ishte i përfshirë dhe Hermes Nikaj i njohur si “Zogu i Tiranës” që në këtë rrjet luante dhe menaxherit e ku i siguronte klientëve vajza të moshave nga më të ndryshmet që kryenin mardhënie seksuale kundrejt pagesave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re