Anëtarja e Komisionit për Rithemelimin e PD-së Edit’h Harxhi ka denoncuar prokurorinë se ka qenë e njëanshme në arrestimet e bëra më 8 janar.

Sipas ish-zv.ministres së Jashtme, se ndër të arrestuarit ka pasur persona të sëmurë. Harxhi theksoi gjithashtu se në protestë nuk është thyer xhami i asnjë makine ndërsa tha se masa e gazit e hedhur nga brenda ndaj atyre që ishin jashtë e kaloi masën.

Po kështu ajo akuzoi kryeministrin Rama e kreun e PD-së Basha se kanë pasur program për të bërë masakër më 8 janar.

“Prokuroria ishte e njëanshme në arrestime. Janë arrestuar edhe persona që janë të sëmurë. Disa janë arrestuar vetëm se ishin nga Gjakova, asnjë makinë nuk është prekur në atë protestë. U thyen xhamat brenda në seli për t’u ajrosur. 

E ka tejkaluar masën e gazit që mund të hidhet mbi një turmë, që ishte aty. Gjithçka ka qenë e koordinuar ndërmjet Bashës dhe Ramës. Çdo gjë ishte e programuar që të ishte masakër. Rama-Basha kanë pasur plan për të pasur masakër.” – tha Harxhi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re