Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike Edit Harxhi tha se zgjedhjet e 13 qershorit nuk ishin as zgjedhje dhe as zgjidhje dhe jashtë çdo standardi.

Harxhi tha se do të vazhdojë që të qendrojë në të njëjtin grupim për të rithemeluar Partinë Demokratike.

‘Këto zgjedhje nuk ishin zgjedhje nuk ishin as zgjidhje ishin jashtë çdo standardi vendor, e jo më ndërkombëtar për t’u quajtur zgjedhje.

Ne do të vazhdojmë të punojmë brenda PD-së. për të ringritur PD nga A për ta rithemeluar.

Nuk ka përfunduar me datën 13 qershor, kjo do të vazhdojë dhe ky grup ka të njëjtin qendrim.

Këto nuk ishin zgjedhje. nëse vazhdon që të quhet kryetar partie le të vazhdojë të jetë.’- u shpreh Harxhi.

Ndërsa Ibsen Elezi, një prej kandidatëve e përjashtuar nga gara në PD, akuzoi Lulzim Bashën se e kanë shndërruar PD-në në gazin e botës.

“Na bënë gaz i botës, si nuk i vjen turp që tallen me partinë e vet.

Të paktën ka pasur 1200 vetë gati për fushatë brenda PD me idenë se do të demaskonte masakrën e 25 prillit dhe bën një masakër në shtëpinë e vet. Edhe rezultati nuk është i kënaqshëm”- tha Elezi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re