Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Indi, mori pjesë në edicionin e nëntë të “Dialogut Raisina”.

Gjatë  diskutimeve  mbi  pasojat e një politike të përçarë, ministri Hasani u ndal në situatën e Ballkanit Perëndimor.

“Ajo që ne shohim përsëri në Ballkanin Perëndimor, një rajon që ka prodhuar, në një mënyrë apo tjetër, më shumë histori botërore sesa ka konsumuar. Shohim se këto tendenca të rishikimit të historisë dhe përdorimit të shembujve të së kaluarës sonë të përgjakshme në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, po krijojnë probleme gjithnjë e më të mëdha. Prandaj, kemi nevojë për institucione më solide ndërkombëtare dhe na duhet më shumë mirëkuptim për gjërat për të cilat kemi rënë dakord”,  tha Hasani.

Për kryediplomatin shqiptar nevojitet angazhimi i të gjithë aktorëve për të eksploruar mënyra të reja dhe efektive për të ndërtuar një botë më të mirë.

“Multilateralizmi po vuan dhe nuk po vuan sot. Ka vuajtur në dy dekadat e fundit. Është duke vuajtur sepse disa vende në botë mendojnë ndryshe dhe nuk mendojnë se demokracia liberale e bazuar në ekonominë e tregut të lirë dhe sundimin e ligjit, është shembulli i duhur për t’u ndjekur”,  u shpreh ministri.

Ndërkohë  në një postim në rrjetet sociale shefi i diplomacisë shqiptare  u shpreh se në këtë forum ai nënvizoi angazhimin e Shqipërisë për tu linjëzuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së, rëndësinë e progresit në procesin screening si dhe gatishmërinë për të hapur kapitujt themelorë. Sipas Hasanit përballë sfidave globale, përshpejtimi i procesit të integrimit në BE për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor mbetet vendimtar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe evropian.

“Dialogu Raisina” është konferenca kryesore e Indisë mbi gjeopolitikën dhe gjeoekonominë, që organizohet nga viti 2016. Këtë vit në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga 100 vende të botës.

TITRA

HASANI NE “DIALOGUN RAISINA”

 

MINISTRI I JASHTEM, NE INDI: BASHKEPUNIMI PRODHON STABILITET   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re