Presidenti Hashim Thaçi  ka thënë se do ta presë në zyrën e tij për ta mandatuar kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtin, me 6 janar, ashtu sic ai kërkuar.

Thaçi në konferencën e fundvitit ka thënë se e mirëpret Kurtin në zyrën e tij me datë 6 janar në orën 15:00 dhe thotë se ata nuk mund të sillen me hatërmbetje.

“E mirëpres që pas ftesës së tretë, Kurti ka pranuar ftesën time. Në datën që ka kërkuar Kurti, në orën 15:00 do ta pres. Ne nuk mund të sillemi me hatrime. Kështu që, mirësevjen në ditën që ka propozuar”, ka thënë Thaci, raporton Gazeta Express.

Presidenti Thaci ka thënë se nuk ka kujt t’i drejtohet, kur është pyetur pse

“Është obligim kushtetues i Presidentit të Kosovës që t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës njëherë brenda vitit. Unë me dëshirën më të madhe do të doja t’i drejtohesha, por për fat të keq aktualisht nuk kam kujt t’i drejtohem. Pres që në javët e para të janarit të kemi funksionalizimin”

Ai kërkon nga ndërkombëtarët të mos interferojnë në formimin e Qeverisë.

“Kam dërguar tri ftesa në drejtim të Kurtit për t’u takuar dhe të diskutojmë për t’u nominuar. Takimi në presidencë është një pjekuri politike dhe një shëndet për demokracinë në Kosovë. Ndërsa për krijimin e Qeverisë, nuk i takon as presidentit edhe as faktorëve ndërkombëtarë të ndërhyjnë dhe të japin preferenca. Askujt nuk i takojë të interferojë”, ka thënë Thaçi/gazetaexpres

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re