Kreu i shtetit Hashim Thaci u prit nga qindra qytetarë ditën e djeshme në pikën kufitare të Morinës kur po kthehej nga Haga ku qëndroi 4 ditë që të jepte dëshminë e tij në lidhje  me aktivitetet që ka bërë gjatë periudhës së luftës. Presidenti u prit me flamur kuq e zi si dhe me flamurët e UÇK-së ndërsa doli nga makina për të përshëndetur disa prej simpatizantëve.

Kjo duket si një histori e përsëritur për Kosovën. Më 1 dhjetor 2005, një ndër komandantët e UCK, Fatmir Limaj doli i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë dhe kur mbërriti në Kosovë, pritja ndaj tij ishe shumë herë më e madhe pasi dolën mijëra qytetarë e liderë politikë.

Aso kohe ishte deputet në legjislacionin e parë të Kuvendit të Kosovës dhe shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), por u arrestua nga Tribunali i Hagës në shkurt të vitit 2003 nën akuzat për krime lufte të kryera kundër civilëve shqiptarë dhe atyre serbë gjatë verës së vitit 1998.

Gjykata e Hagës i cilësoi të pabaza këto akuza më 30 nëntor 2005. Në pamjet kur zbret nga aeroporti i Prishtinës, vihet re se mbështetja ndaj tij ka qenë më e madhe pasi nuk mungoi pjesëmarrja e liderëve politikë.

Në pritje të tij kishin dalë të gjithë bashkë komandantët e UÇK-së përfshirë presidentin aktual të Kosovës Hashim Thaci, si dhe Azem Syla, Sylejman Selimi, Jakupi Krasniqi, Rexhep Selimi, Ramë Buja si dhe Agim Çeku. Lirimi i tij u festua nga i gjithë populli shqiptar që i cilësoi si një fitore përballë armiqve dhe i bllokoi rrugët në pritjen e Limajt.



/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re