Mijëra besimtarë muslimanë janë tubuar në Mekë të Arabisë Saudite për Haxhin e këtij viti, i cili po zhvillohet në mes të sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës.

 “Vëllezërit tanë po vdesin dhe ne mund t’i shohim me sytë tanë”, tha 75-vjeçarja Zahra Benizahra nga Maroku.

Palestinezët nga Gaza nuk kanë qenë në gjendje të udhëtojnë për në Mekë këtë vit për shkak të mbylljes së kalimit të Rafahut në maj, kur Izraeli zgjeroi ofensivën e tij tokësore në Rafah, i cili kufizohet me Egjiptin.

“Ne u privuam nga Haxhi për shkak të mbylljes së vendkalimeve dhe për shkak të luftës dhe shkatërrimit,” tha Amna Abu Mutlaq për Al Jazeera. “Ne nuk dalim dot dhe sa herë provojmë na thonë se kalimi është i mbyllur dhe nuk dalim dot. Na morën gjithçka”.

Autoriteti Palestinez tha se 4,200 njerëz nga Bregu Perëndimor i pushtuar kishin mbërritur në Mekë për Haxh. Një mijë besimtarë të tjerë, nga familjet e palestinezëve të vrarë ose të plagosur në luftë, të cilët ishin jashtë Gazës para mbylljes së Rafahut, u ftuan nga mbreti saudit Salman.

Megjithatë, ministri i mbretërisë së Gjirit i ngarkuar për pelegrinazhet fetare, Taëfiq al-Rabiah, paralajmëroi javën e kaluar se “asnjë aktivitet politik” nuk do të tolerohej gjatë ritualeve fetare.

Haxhi i këtij viti solli gjithashtu pelegrinët sirianë në Mekë me fluturime direkte nga Damasku për herë të parë në më shumë se një dekadë, pjesë e një shkrirjeje në marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Sirisë së shkatërruar nga konflikti.

Më herët, sirianët kalonin kufirin për në Turqinë fqinje në udhëtimin e tyre rraskapitës për në Mekë.

Bashkimi i muslimanëve

Autoritetet saudite thonë se numri i haxhinjte këtë vit do t’i kalojë dy milionë.

Një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, aty përfshihen një seri ritualesh brenda dhe përreth Mekës, të cilat kërkojnë disa ditë për t’u përfunduar.

Haxhi, një nga pesë shtyllat e Islamit, duhet të kryhet të paktën një herë nga të gjithë muslimanët që mund ta përballojnë atë.

Disa kanë pritur me vite mundësinë për të udhëtuar, me lejet e dhëna nga autoritetet saudite bazuar në kuotat për secilin vend.

Nonaartina Hajipaoli i tha agjencisë së lajmeve AFP se ndihej e privilegjuar që ishte në mesin e 1,000 pelegrinëve që erdhën nga Brunei në Azinë Juglindore këtë vit.

“Jam pa fjalë, nuk mund ta përshkruaj atë që ndjej”, tha ajo.

Kulmi është sot, me tubimin në Arafat, aty ku thuhet se ka nisur jeta njerëzore mbi tokë dhe aty ku Profeti Muhamed mbajti predikimin e tij të fundit.

Sipas një rotacioni që luan me 10 ditë në vit, Haxhi vijon të përkojë në ditët e nxehta të verës, me zyrtarët që parashikojnë një temperaturë mesatare prej 44 gradë Celsius.

Masat zbutëse këtë vit përfshijnë sistemet e mjegullës dhe sipërfaqet rrugore që reflektojnë nxehtësinë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re