Autoritetet e Arabisë Saudite kanë rritur masat kundër udhëtimit të paligjshëm në Mekë gjatë Haxhit vjetor, pas një numri të lartë vdekjesh për shkak të nxehtësisë ekstreme të verës vitin e kaluar. Deri më tani, hyrja në Mekë është penguar për 269,678 myslimanë pa leje të duhura për Haxh.
Arabia Saudite ka ndaluar gati 269,678 pelegrinë pa autorizim për të marrë pjesë në Haxh.
Qeveria fajëson mbipopullimin gjatë Haxhit pikërisht pjesëmarrësit pa leje dhe deklaron se ata përbënin një pjesë të madhe të atyre që vdiqën vitin e kaluar për shkak të nxehtësisë ekstreme.
Numri i pelegrinëve të penguar të kryejnë Haxhin është një dëshmi e shkallës së përpjekjeve të paautorizuara për të kryer Haxhin, por edhe e kërkesës së madhe për detyrën fetare. Aktualisht në Mekë ka rreth 1.4 milion myslimanë, dhe pritet të mbërrijnë më shumë në ditët në vijim, raporton Euronews.
Ata që përpiqen të kryejnë Haxhin pa leje përballen me gjoba deri në 5,000 dollarë (4,400 euro) dhe dënime të tjera, përfshirë dëbimin. Rregullat zbatohen si për shtetasit sauditë ashtu edhe për të huajt.
Në një konferencë për shtyp në Mekë, zyrtarët thanë se kishin penguar 269,678 persona pa leje të hynin në qytet. Vetëm ata me lejet e duhura lejohen të kryejnë Haxhin, edhe nëse jetojnë në Mekë gjatë gjithë vitit.
Zyrtarët gjobitën gjithashtu më shumë se 23,000 banorë sauditë për shkelje të rregulloreve të Haxhit, dhe licencat e 400 agjencive të Haxhit u revokuan. /tesheshi.com/