Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryesuesen e listës së Shkodrës për PS Edona Bilali.

Teksa ndodhet në Kolonjë Rama e pyet se si po shkojnë punët në qarkun e Shkodrës.

Pjesë nga biseda

Rama: Çfarë thotë Shkodra

Bilali: Shkodra Lule

Rama: Po të marr nga Kolonja te sofra kolonjare këtu është një mjedis i mrekullueshëm, por ti s’ke ardhur se vetëm tek Shkodra e ke mendjen.

Bilali: Kemi edhe ne gjëra të bukura, madje më të bukura. Vazhdojmë çdo ditë takimet me traget grupet e ndryshme sidomos biznesi i vogël. Një pjesë e tyre na thonë pse vini se ma shumë sesa kaq nuk mundeni me ba edhe ne nuk kërkojmë me ba. Heqja e tatim fitimit është frymëmarrje për biznesin e vogël. Edhe fermerët shprehen shumë të kënaqur për mbështetjen që marrin, unë kam shume besim sepse kemi dy modele krejt të ndryshme që po u jepen shqiptarëve. Kemi kryesisht merren ose me ne ose me sharja a me mallkime, dhe shpërndaje doza virusi.

Bilali: Dje kishim një shfaqje të radhës ndërkohë ne mbajmë distancë.

Rama: Dozat duhet të flasim me njerëzit sepse vaksinimi masiv duhet të shoqërohet me distancim. Mos të ndodhë si në Kosovë dhe në Mal të Zi e të kthehemi sërish në mbyllje. Kjo është tmerr.

Bilali: Jemi duke sha shumë mesazhit të shoqërisë

Rama: Duke i ‘mshu;’ deshe me thonë!

Bilali: Shkodranët e kapin

Rama: Po sna e kapin këta tjerët! Edhe barë do hamë po dy gishtat nuk i ulim!

Bilali: Ky nuk është rasti ma, jam e bindur!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re