Faxweb.al ka siguruar videon ekskluzive të një kontrolli të policisë në jug të vendit, për parcela të mbjellë me bimë narkotike. Siç shihet dhe nga pamjet, një i moshuar kapet mat nga punonjësit e policisë, teksa ishte duke vaditur bimët me hashash, të mbjella në një tokë dierrë.

Ai shihet i trembur dhe i zënë në befasi teksa punonjësit e policisë e pyesin “hë si u gdhive”.

Në ato momente i moshuari hedh zorrën me të cilën po vadiste bimët, dhe pas kësaj është bërë shoqërimi i tij në komisariat, dhe është bërë asgjësimi i lëndës narkotike.

Burimet sqarojnë se i moshuari pas verifikimeve është arrestuar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re