Pretendohet se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, do të emërojë zëdhënësen e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert si ambasadore të re të Shteteve të Bashkuara në OKB, transmeton AA, .

Sipas mediave amerikane, bazuar në zyrtarët e nivelit të lartë, mësohet se Trump brenda një kohe të shkurtër do të njoftojë për një gjë të tillë.

Në qoftë se Nauert prezantohet si kandidate dhe kjo votohet në Senat, ajo do të lë detyrën e zëdhënëses në Departamentin e Shtetit dhe do të kalojë në postin e Nikki Haley.

Nauert e cila më parë ishte prezantuese në kanalin amerikan Fox News, me ardhjen në detyrë të administratës Trump u emërua zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.

Nikki Haley, njëra prej grave të pakta në kabinetin e Trumpit, në një deklaratë më 9 tetor tha se do të japë dorëheqje nga detyra e saj si Përfaqësuese e Përhershme në OKB. Më parë u njoftua se Haley do të vazhdojë detyrën e saj deri në fund të vitit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re