Të mërkurën, një grup hebrenj amerikanë mbajtën një protestë pro-palestineze në një pjesë të ndërtesës së Capitol-it të SHBA-së në Uashington, pas së cilës policia ndërhyri dhe ndaloi disa prej tyre.

Protestuesit e mbledhur mbanin pankarta që bënin thirrje për një armëpushim në Gaza dhe shumë prej tyre mbanin bluza të zeza që shkruanin “Jo në emrin tonë”.

Gjithashtu, të mbledhur në kompleksin ku ndodhet Kongresi Amerikan, ata kanë brohoritur “Rroftë Gaza”.

Pas një kohe të caktuar ka ndërhyrë policia amerikane duke arrestuar disa protestues.

Gaza aktualisht po përjeton një krizë të rëndë humanitare pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite që nga 7 tetori në Rripin e Gazës është rritur në 3,478, me më shumë se 12,000 të plagosur.

https://twitter.com/i/broadcasts/1jMKgmbnEPwJL

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re