Në dy-vjetorin e grushtit të shtetit të dështuar në Turqi, komuniteti hebraik në këtë vend ofroi një lutje të veçantë në sinagoga për ata që u martirizuan atë natë, duke u përballur me forcën ushtarake të puçistëve.

“Në sinagogat tona këtë mëngjes, një lutje e veçantë u ofrua për martirët e 15 korrikut, për paqen dhe vazhdimësinë e kombit tonë”, shkroi Shoqëria Turko-Hebreje në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

“Me respekt përkujtojmë dëshmorët e 15 korrikut. Në duam të jetojmë në demokraci të qëndrueshme dhe unitet kombëtar”, u tha më tej në cicërimë.

Përafërsisht 18,000 hebrenj jetojnë në Turqi, shumica prej të cilëve janë banorë të Stambollit.

Kujtojmë se natën e 15 korrikut 2016 duke u gdhirë e nesërmja, u regjistruan 251 të vrarë dhe rreth 2,200 të plagosur, viktima të asaj pjese të ushtrisë të përfshirë në grusht shteti.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re