Grupet e kolonëve hebrenj fanatikë nën shoqërimin e policisë izraelite bastisën Mesxhid Al-Aksanë në Kudsin Lindor të pushtuar.

Policia izraelite që u mundësoi grupeve të kolonëve hebrenj fanatikë të kryejnë bastisje në Mesxhid Al-Aksa në orët e mëngjesit, detyroi palestinezët para bastisjes që të dalin nga kompleksi.

Duke vepruar nën mbrojtjen intensive të policisë izraelite, kolonët fanatikë hebrenj filluan të bastisnin Mesxhid Al-Aksanë.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, policia izraelite në Mesxhid Al-Aksa është vendosur për të parandaluar hyrjen në xhami atyre që dëshirojnë të falen.

Palestinezët, duke reaguar ndaj bastisjes së kolonëve fanatikë hebrenj në Mesxhid Al-Aksa, të shoqëruar nga policia izraelite, protestuan kundër ngjarjes duke brohoritur parulla në Xhaminë Kible.

Ndryshe, bastisjet e hebrenjve fanatikë në Mesxhid Al-Aksa për shkak të Pashkëve hebraike kanë çuar në përshkallëzimin e tensioneve në Kudsin Lindor ditët e fundit.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re