Dhjetëra hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite hynë në oborrin e Mesxhid al-Aksa në qytetin e vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Administrata e Fondacioneve Islamike të Kudsit, thuhet se 139 hebrenj fanatikë nën mbrojtjen e policisë izraelite bastisën Xhaminë e Shenjtë duke hyrë përmes portës Al-Magaribe (Marok) që ndodhet në jugperëndim të Mesxhid al-Aksasë.

Në deklaratë thuhet se grupet hebraike nën mbrojtjen e policisë izraelite u larguan nga Xhamia e Aksasë pasi u sollën nëpër oborret e xhamisë dhe se hebrenjtë pritet të vazhdojnë bastisjen e tyre edhe pasdite.

Në këto ditë kur Festa Hanukkah festohet sipas kalendarit hebre, ka një rritje të bastisjeve të hebrenjve fanatikë në Mesxhid al-Aksa.

Që në ditët e para të festës, e cila filloi më 28 nëntor dhe do të përfundojë sot, një numër i madh hebrenjsh fanatikë kanë bastisur xhaminë.

Hyrjet e tilla në Xhaminë Aksa nga hebrenjtë fanatikë shkaktojnë përshkallëzim të tensioneve në rajon.

– Shkelet sovraniteti i Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar më 26 tetor 1994 mes Izraelit dhe Jordanisë, Xhamia Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit e cila është e lidhur me Ministrinë e Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Vendeve të Shenjta të Jordanisë.

Por që nga viti 2003 e deri më sot, hebrenjtë nën shoqërimin e policisë hyjnë në vendet e shenjta me vendimin e njëanshëm të Izraelit pa lejen e administratës.

Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit, e cila këto vizita i konsideron si “bastisje”, thekson se shkelet sovraniteti i muslimanëve.

Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar është kibleja e parë e muslimanëve.

Hebrenjtë po kryejnë gërmime nën Mesxhidi al-Aksa, e cila përfshin Xhaminë Kibla dhe Xhaminë Kubbetu Sahra, si dhe një muze, medrese dhe një oborr të madh, duke pretenduar se janë gjetur rrënojat e të ashtuquajturit Tempulli i Sulejmanit dhe se ata gjithashtu kanë të drejtë të kryejnë adhurime në Aksa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re