Hebrenjtë fanatikë bastisin Xhaminë Al-Aksa

thumbs_b_c_78f1a5499025b79a702b974f4a390bfb.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Dhjetera hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite hynë në oborrin e Mesxhid al-Aksasë në qytetin e vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit, thuhet se 209 hebrenj fanatikë, nën mbrojtjen e policisë izraelite, hynë në Portën Al-Magaribe, që ndodhet në jugperëndim të Mesxhid al-Aksasë, dhe bastisën xhaminë e shenjtë

Njoftohet se grupet hebraike nën mbrojtjen e policisë izraelite u larguan nga Mesxhid al-Aksa pasi u endën nëpër oborret e saj.

Në këto ditë, kur sipas kalendarit hebre festohet Festa e Hanukkah, ka një rritje të bastisjeve të hebrenjve fanatikë në Mesxhid al-Aksa.

Një numër i madh hebrenjsh fanatikë kishin bastisur xhaminë e shenjtë dje dhe para dy ditëve.

Bastisje të tilla në xhaminë e shenjtë nga hebrenjtë fanatikë shkaktojnë përshkallëzim të tensionit në rajon.

– Shkelet sovraniteti i Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar më 26 tetor 1994 mes Izraelit dhe Jordanisë, Xhamia Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit e cila është e lidhur me Ministrinë e Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Vendeve të Shenjta të Jordanisë.

Por, që nga viti 2003 e deri më sot, hebrenjtë nën shoqërimin e policisë hyjnë në vendet e shenjta me vendimin e njëanshëm të Izraelit pa lejen e administratës.

Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit, e cila këto vizita i konsideron si “bastisje”, thekson se shkelet sovraniteti i muslimanëve.

Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar është kibla e parë e muslimanëve.

Hebrenjtë po kryejnë gërmime nën Mesxhid al-Aksa, e cila përfshin Xhaminë Kibla dhe Xhaminë Kubbetu Sahra, si dhe një muze, medrese dhe një oborr të madh, duke pretenduar se janë gjetur rrënojat e të ashtuquajturit Tempulli i Sulejmanit dhe se ata gjithashtu kanë të drejtë të kryejnë adhurime në Aksa.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë