Kolonët fanatikë hebrenj hynë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa në qytetin e vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, nën mbrojtjen e policisë izraelite,

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, bazuar në deklaratën e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, dhjetëra kolonë fanatikë hebrenj nën mbrojtjen e forcave izraelite bastisën Xhaminë Al-Aksa.

Hebrenjtë fanatikë kryen disa rituale fetare në oborrin e Mesxhid al-Aksasë dhe u përpoqën të provokonin palestinezët në xhaminë e shenjtë gjatë bastisjes që filloi në mëngjes.

Forcat izraelite kufizuan hyrjen e besimtarëve, kontrolluan letërnjoftimet e disave dhe i mbajtën jashtë portës.

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Mesxhid al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë jordaneze të Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë.

Megjithatë, që nga viti 2003, pa lejen e Administratës, hebrenjtë hyjnë në faltoren e shenjtë me vendim të njëanshëm të Izraelit, të shoqëruar nga policia. Duke i përshkruar këto hyrje si bastisje, Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit thekson se shkelet sovraniteti i muslimanëve.

Burimi: AA

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png