Kolonët fanatikë hebrenj të shoqëruar nga forcat izraelite bastisën Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për të dytën ditë me radhë.

Më shumë se 200 kolonë fanatikë, përfshirë rabinin e ekstremit të djathtë Yehuda Glick, i cili njihet për udhëheqjen e bastisjeve në Mesxhid al-Aksa, hynë në faltoren e shenjtë me pretekstin e festës fetare hebreje “Shavuot”.

Aksioni provokues që cenonte statusin e Mesxhid al-Aksës përfundoi nën mbrojtjen e policisë izraelite.

Hebrenjtë fanatikë pas thirrjes së grupeve të ekstremit të djathtë bastisën edhe dje Xhaminë Al-Aksa të shoqëruar nga policia izraelite.

– Është shkelur sovraniteti i Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit

Sipas traktatit të paqes të nënshkruar ndërmjet Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Mesxhid al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë Jordaneze të Fondacioneve, megjithatë, që nga viti 2003, hebrenjtë kanë hyrë në faltoren e shenjtë, të shoqëruar nga policia, me vendim të njëanshëm të Izraelit, pa lejen e Administratës.

Sipas “status quo”-s, kolonët fanatikë hebrenj nuk duhet të lejohen të kryejnë adhurime në Al-Aksa.

Megjithatë, hebrenjtë fanatikë bastisin shpesh Xhaminë Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re