Pas denoncimit të ministrit të mjedisit Blendi Klosi për ndërtimin e dy hidrocentraleve ne zonën e mbrojtur të lumit Osum, ministria e Energjisë, përgjegjëse për koncesionet ka nisur anulimin e kontratës. Ky vendim i ministrit erdhi pas anulimit qe Ministria e Mjedisit i bëri lejes mjedisore me argumentin se ajo është e manipuluar ne koordinata. Aktualisht nuk ka afat se kur do të merret ky vendim i njëanshëm i Ministrisë së Energjisë, por ajo qe mbetet për t’u pare është reagimi i kompanisë qe ka fituar ketë të drejte koncesioni. Ne arsyetim thuhet se paralelisht me vendimin e Ministrisë së Mjedisit edhe Agjencia Kombëtare e Territorit ka nisur një inspektim për të pezulluar punimet. Bazuar ne keto dy qëndrime ministria njoftoi ketë të hëne nisjen e anulimit të kontratës.



