dhe një herë më shumë ushqimet e skaduara gjenden në tryezat e shqiptarëve. Këtë herë bëhet fjalë për një grua nga Gjirokastra, e cila ka blerë një pako me oriz, për të gatuar pilaf në shtëpinë e saj.

Ajo shprehet se pakon e orizit, bashkë me shumë ushqime të tjera i ka blerë në prag të Vitit të Ri në qytetin ku banon, por sot, pasi ka nisur të gatuajë, ka vënë re se orizi ishte i mbushur me miza të vogla.

2Disa mund të qeshin, por produkti është brenda datës së skadencës dhe bazuar në denoncimin e zonjës, pakon e ka hapur sot, pra nuk ishte hapur më parë, në mënyrë që ndoshta, për shkak të kushteve të papërshtatshme, mizat të ishin futur mes orizit.

Zonja shkruan:

Ky është orizi që bleva në një supermarket në Gjirokastër. Unë kupon nuk kam po vetëm për të parë se me çfarë ushqehemi ne, se nuk është se vetëm ky supermarket i ka kështu. Mendoj se ky problem është në të gjithë vendin. Nuk ka rëndësi emri fare i supermarketit, e rëndësishme është të shohin njerëzit çfarë po konsumohet tek ne. Është bërë kanceri si grip në Shqipëri nga këto që konsumojmë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re