Përplasjet ne distancë mes aktivistes së njohur shqiptare që jeton në SHBA, Evi Kokalari dhe zyrës së shtypit në Partinë demokratike, vazhdojnë.

Kokalari e cila ka ardhur në Shqipëri për disa ditë duke qëndruar në krah të Berishës në takimet që ai po zhvillon ne qytetet më të mëdha, ka sulmuar fort Lulzim Bashën.

Së fundmi ajo akuzoi kryedemokratin se e ka shitur Berishën në këmbim të mbylljes së dosjeve të veta në SHBA

Madje ajo shtoi se Basha se ka paguar shuma të mëdha për lobimin në SHBA nëpërmjet një kompanie ruse.

Mirëpo pas këtyre akuzave, PD reagoi duke e konsideruar Kokalarin spekulante politike e cila do të paditej në gjykate.

Por sërish I menjehershëm ishte reagimi i Evi Kokalariqë  ka publikuar dokumentin ku tregohet pagesa e Bashës, 1 milionë e 25 mijë dollar nga të cilat 500o mijë për lobimin në SHBA.

 

Këtë dokument, Kokalari e ka shoqeruar me një tjetër koment

“Hej Lulzim Basha, sille! Ndërkohë, do të kthehem në Shtetet e Bashkuara dhe do të punoj ngushtë me anëtarët e Kongresit, për të kuptuar nëse akuzat për pagesën e paligjshme të një firme lobi në DC u hoqën dhe nëse po, PSE?”

 

Partia Demokratike e Shqipërisë është e Sali Berishës dhe unë jam bijë e saj, shkruan mes të tjerash aktivistja evi Kokalari.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re