Skip to content

“Hekuri në Llogara u vodh, u përdor bar”, ironizon Rama: Turqit të poshtër! 50 mln eurot? Gërmoni, ne do të vazhdojmë të bëjmë tunele!

WhatsApp Image 2025 12 30 at 11.31.37 1

Akuzave të PD, por edhe të SPAK-ut për tunelin e Llogarasë, Rama iu është përgjigjur me ironi.

Në konferencën e përvitshme me gazetarët, Edi Rama pohoi se në tunelin e Llogarasë nuk është përdorur hekur, pasi ai ishte vjedhur. Ai tha se ndërtuesit turq kanë përdorur bar dhe zhavorr.

“Hekur në tunelin e Llogarsë nuk ka. Është përdorur bar. Ngaqë u vodh hekuri. Në vend të hekurit u vu bar i thatë është marrë shumë zhavor, është bërë dhe një krim tjetër. Bar dhe zhavorr, se ata turqit janë të poshtër shumë. Po ata pretendojnë se do është më i fortë se me hekur. Por të gjitha do të dalin, mos kini merak. 50 mln eurot janë punë gërmimesh, jo punë hekuri. Do të gërmoni dhe inshalla i gjeni! Ne do të vazhdojmë të bëjmë tunele. Do të ecim dhe me projektet e hekurudhave, ju aty, tenxheret fort.”, tha ai.