Projekti per rehabilitimin e hekurudhes Tirane- Durres me degezim ne Rinas, ka zyrtarisht nje fitues. Nje kompani italiane eshte shpallur fituese e tenderit  me nje fond prej 69.7 milion euro.

 

Ne gare paraqiten oferta edhe nje kompani indiane dhe nje kineze, por sipas njoftimit te bankes europiane per rindertim dhe zhvillim, fituese u shpall oferta me e ulet.

 

Kompania italiane me seli ne Torino eshte e njohur ne fushen e infrastruktures.

 

Ajo pritet te modernizoje gjurmen ekzistuese te hekurudhes Tirane – Durres duke ndertuar nje gjurme te re me degezim ne aeroportin e Rinasit.

 

I gjithe projekti kap shifren e investimit prej 92 mln eurosh.

 

Tashme mbetet te lidhet kontrata me qeverine shqiptare per te detajuar procesin e punimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re