Këtë fundjavë është zhvilluar edhe Kupa e Shqipërisë për Mundje në Tiranë me një pjesëmarrje të gjerë të ekipeve të mundjes në Shqipëri. Edhe ekipi Tomori në mundje është prezantuar në mënyrë dinjitoze në këtë kampionat duke u renditur e dyta në nivel ekipor dhe ia ka dalë edhe të shpall një kampion.

Është mundësi  Helibak Muçogllava, i cili është shpallur kampion kombëtar për peshën 130 kg në stilin e mundjes greko – romak. Me një sisitem grupi me grumbullim pikësh mundësi beratas ia ka dalë të shpallet i pari në peshën e tij duke merituar titullin kampion.

Sporti i mundjes vazhdon të mbetet një sport i traditës dhe që vazhdon të sjellë medalje në Berat edhe pse, si shumica e sporteve në Berat është lënë pak pasdore. E drejtuar nga trajneri Ibrahim Keli ia ka dalë suksesshëm edhe në në event duke u shpallur ekipi dytë në Kupën e Shqipërisë./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re