Drejtuesi politik i PD-së për qarkun Shkodër, Helidon Bushati, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e kryeqendrës së veriut, ku disa prej tyre studiojnë jashtë, ndërsa diskutuan problematikat dhe shqetësimet e këtyre të fundit.

Bushati njohu studentët me planin e Partisë Demokratike, ndërsa tha se për familjet me të ardhura nën 60 mijë lekë, do të subvencionohen të gjitha tarifat e arsimit të lartë, mbështetje me grante per idete inovatore, stazhe te paguara, dhe garantimin e nje sistemi meritokracie.

BISEDA

Studenti 1: Aktualisht studioj në Gjermani dhe më vjen marre kur e them por asnjë gjë nuk më ban me u kthy deri tani në vendin tem, kam pa që atje më jepen shumë mundësi, kam mundësi me ba ndryshim në jetën teme dhe si cdo njetri që ka ik jashtë edhe aj mendon për ca me u kthy se deri tesh nuk është ofru asgje. E vetmja gjë që më bani me u kthy është kur dëgjova se çfarë ofronte partia demokratike dhe çfarë shpresat i ka dhanë rinisë së sotme.

Helidon Bushati: Programi i partisë demokratike, unë do të fokusohem tek rinia, por po e them këtu në përgjithësi e shikon si familje si pjesën kryesore sëbashku me rininë të programit. Sepse duke u zhvillu familja, duke u forcu ekonomia familjare , duke u rrit mirëqënia e familjeve zhvillohet edhe shoqëria. Tek pjesa e rinisë, ne kemi parashiku masa ndihmese edhe për ato që ….si fillim të qëndrojnë në Shqipëri. Bursa studimi, janë 5 mijë bursa të plota studimi për familjet në nëvoj. Do të jenë taksa 0 për familjet që kanë deri në 650 mijë lekë të vjetra të ardhura. Pse kjo? Që me i dhan mundësi kujdo të shkojnë dhe të studiojnë , dmth asnjëri nuk duhet të humbas shkollën vetëm për fatin e keq që të ardhurat familjare janë të ulta.

Studenti 2: Ku të vini në pushtet, cfarë zgjidhje do ti jepni emigrimit të rinisë shqiptare? Cfarë thirrjet i bani rinisë shqiptare?

Helidon Bushati: Thirrja jonë për rininë shqiptare është të kthehen dhe të kontribojnë për karrieren e tyre dhe qytetit të tyre në Shkodër. Duke i kriju mundësi që të punësohen dhe të zhvillohen ato që dojnë me ba një biznes të tyre në Shkodër. Kjo është rritja e mundësive për rininë në qytetin e tyre që të kontribojnë këtu . Pse? Sepse unë mendoj që Shkodra ka burime të pafundme. Të rinjtë e Shkodrës më japin optimizëm, që ecin përpara dhe janë të zot me ec përpara. Thjesht ju ju duhet një klimë e përshtatshme që me e gjet veten që kur të ktheheni me pas mundësi që me shpreh gjithë potencialet tuaja, si dikujt që don me punu në administratën publike si në biznese private. Absolutisht. Tan roli i një qeverie është që me kriju klimen e përshtatshme që të rinjtë me gjet vendin dhe me pa perspektivën e tyre në qytetin e tyre ose në Shqipëri. Jo me e pa perspektivën e tyre, me punu picajol, apo kamarier jashtë.
Nuk ka asgjë të keqe me punu kamarier për me mbajt vete gjatë studimeve, edhe unë kam punu në Itali. Unë kam studiu në Itali, kam punu edhe unë kamarier, banakier në fundjavë ose në verë punoja më tepër se në fundjavë , për të mbajt veten gjatë studimeve.
Studenti 3: A keni marr një iniciativë konkrete për angazhimin e të rinjve në politikë?
Helidon Bushati: Do të doja shumë që ju të angazhoheshit në politikë. Çfarë kam bërë unë? Në stafin tim, në stafin e shtabit elektoral timin janë 90% të rinj. Shumë prej tyre janë të rinj që kanë studiuar jashtë dhe kanë ardhur në Shqipëri për t’u bërë pjesë e ndryshimit, për t’u bërë pjesë e frymës së re që po frynë, për rininë shkodrane dhe rininë shkodrane. Ky është shembulli im personal. Ne angazhohemi që ti kthejmë fytyrën njerëzore politikës, që politika mos të shihet me përcmim.

Studenti 4: A ka me punu Pd me hap degë të reja në universitete, për shembull shumë degë mungojnë. Një ndër to është mjekësia që mungon …
Helidon Bushati: Ne do të marrim…..pika e parë angazhim i kryetarit Basha , me ardhjen në pushtet të partisë demokratike do të rishikohet ligji për arsimin e lartë. Ky është angazhimi i parë në fushën e arsimit. E dyta, do të ndërmarrim të gjithë hapat për t’i dhënë universitetit të Shkodrës, vendin që meriton. Jo vetëm për degët që janë të hapura, por edhe për të parë degë të tjera sipas potencialit që ka qyteti. Për s i përket, pyetjes që ishte për universitetin mjekësor. Unë do të jem personi dhe marr angazhimin kryesor që do të trokas në cdo derë tek kryeministri i ardhshëm Basha dhe cdo derë tjetër për ta mundësuar këtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re