Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë vizitës së saj në SHBA ka finalizuar marrëveshen dypalëshe mes Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë për marrjen e disa helikopterëve të tipit “Black Hawk”.

 

Në fjalën e saj Xhaçka, e vlerësoi këtë si një ndihmë të jashtëzakonshme që i jepet Shqipërisë.

 

 “Mbështetja që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë përmes paketës të suportit, jo vetëm modernizon kapacitetet tona, por rrit edhe gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës tonë Ajrore”.

 

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Amerikë, ministrja ka vizituar Gardën Kombëtare të Nju Xhersit në Bazën e Përbashkët McGuire-Dix-Lakehurst, ku u prit nga komandanti i saj, gjeneral brigade Jemal J. Beale.

 

Pritet që gjatë verës pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore shqiptare do të nisin trajnimin e për përdorimin e helikopterëve “Black Hawk” në Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, e cila do të kujdeset gjithashtu edhe për mirëmbajtjen e këtyre mjeteve fluturuese.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re