Në Detin Jon u gjetën mbetje nga helikopteri i Forcës Ajrore Kanadeze, i cili u zhduk të mërkurën në mbrëmje në ujërat ndërkombëtare midis Greqisë dhe Italisë gjatë një operacioni patrullimi të NATO-s.
“Disa mbetje janë gjetur në zonën e kontrollit dhe ndërhyrjes italiane,” tha një burim ushtarak Grek. Gjashtë vetë ishin në bordin e avionit. Helikopteri ishte vendosur jashtë zonës së kontrollit të Greqisë, 50 milje larg ishullit të Kefalonia. Ai po merrte pjesë në një operacion të përbashkët kontrolli të Aleancës Atlantike.
Helikopteri i përket forcës së frigatës kanadeze Fredericton, nga e cila ishte ngritur dhe po patrullonte. Frigata i përket forcës detare të përhershme të SNMG2 të NATO-s. Sipas raporteve nga mediat greke, gjashtë persona ishin në helikopter.