Një paketë që përmban ricin helmues dërguar Presidentit Trump, u përgjua nga agjencitë e zbatimit të ligjit, sipas mediave amerikane.

FBI dhe shërbimi sekret amerikan – CIA, të autorizuar për të mbrojtur presidentin, kanë filluar një hetim mbi incidentin që ndodhi të shtunën në mbrëmje.

“Dy teste konfirmuan se kishte ricin në pako,” shtoi raporti, raporton BBC.

Paketa e ricin u përgjua nga FBI dhe CIA para se të mbërrinte te Trump, shtoi CNN.

Eshtë pohuar gjithashtu se paketa u dërgua në fillim të kësaj jave. Ajo u përgjua para se të mbërrinte në dhomën e zyrave postare të Shtëpisë së Bardhë.

Paketa po hetohet dhe detajet nuk janë publikuar ende.

Nuk dihet se kush e dërgoi atë, por një zyrtar i tha The New York Times se paketa u nis në Kanada.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar raportet e mediave.

I pyetur për këtë, FBI raportoi se ai, së bashku me “Shërbimin Sekret të SHBA dhe Shërbimin e Hetimit Postar, po heton një letër të dyshimtë të marrë në qendrën postare të qeverisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re