ELBASAN- Pas mbylljes së aktivitetit të një restoranti në Elbasan, pasi aty u helmuan 36 persona gjatë tre dasmave, policia ka shpallur në kërkim administratorin e këtij biznesi. Mësohet se në kërkim është vënë shtetasi me inicialet M.M., (administrator i lokalit Laguna Blu), 32 vjeç, banues në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”.

Kujtojmë se 36 personat kanë qenë pjesëmarrës në dasmë, dhe më pas kanë shfaqur simptoma helmimi, ndërsa më pas përfunduan në urgjencën e spitalit të Elbasanit. Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me specialistë të A.K.U dega Elbasan, në këtë lokal u sekuestruan në cilësinë e provës materiale ushqimet të gjetura, të cilat janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re