Skip to content

Helmimi i dasmorëve në Elbasan, shpallet në kërkim pronari i restorantit

Pas ngjarjes se rende ne Elbasan ku dhjetra dasmore u helmuan pasi kishin konsumuar ushqimin ne te njejtin restorant eshte shpallur ne kerkim pronari i biznesit.

 

Burime nga policia e Elbasanit konfirmuan se Manol Musai administratori i restorantit “Laguna Blu” do te perballet me  akuzen e prodhimit dhe tregetimit te ushqimeve te rrezikshme per shendetin  si dhe me ate te fshehjes se te ardhurave.

 

Te marten autoriteti kombetar i ushqimit vendosi mbylljen e aktivitetit te biznesit te 32 vjecarit Manol Musai. 80 persona qe kishin qene ne restorantin Laguna Blu ne tre dasma te ndryshme shfaqen simptomat e helmimit dhe 36 prej tyre u trajtuan ne spitalin e Elbasanit pasi kishin probleme me te renda