Dr. Andrin Tahiri, Shef Shërbimi i Toksikologjisë Klinike

Si paraqitet situata e helmimeve kryesisht nga ushqimi gjatë kësaj periudhe ?

Stina e verës është periudha në të cilën Urgjenca e Sëmundjeve të Brendshme në QSUNT pret raste të tilla që ne i quajmë Intoksikacione ushqimore, ose në mënyrë shkencore Intoksikacione alimentare.

Intoksikacionet alimentare janë sëmundje infektive me bazë aksidentale, të rastit, që vijnë nga gëlltitja e ushqimeve apo pijeve të kontaminuara nga patogjen që mund të jenë bakteret, viruset, parazitet apo edhe toksinat natyrale. Në rastet e kontaminuara të ushqimeve dhe pijeve, zakonisht janë si rrjedhojë e masave të papërshtatshme, që do të thotë të marrjes, grumbullimit, përpunimit, ruajtjes, konservimit të ushqimit. Pra nëse nuk zbatohen rregullat e duhura, temperaturat e duhura të depozitimit të ushqimeve, të ruajtjes së tyre, ne përballemi me raste të tilla.

Ajo çka mund të këshilloj unë si mjek është që çdo njeri duhet të zbatojë praktikat e mirëfillta të një higjiene rigoroze përpara, gjatë dhe pas përpunimit të ushqimit dhe kjo do të zvogëlojë rrisqet e përballjes me intoksikacionet alimentare. Nëse veprimi i mbikqyrjes së zinxhirit ushqimor, pra nëse i gjithë procesi i lart përmendur zbaton masat me rigorozitet, që ne i themi  sigurimi alimentar, atëherë kemi një riskt të ulët që të përballemi me intoksikacionet alimentare.

Nëse flasim për fruta që spërkaten rregullisht në momentin që t`i konsumosh dhe nuk tregohesh i kujdesshëm me higjienën, pra pastrimin e  produktit, mund të kontaminohesh. Ndaj janë shumë  të rëndësishme praktikat e higjienës të cilat duhet ti zbatojë çdo njeri, pra jo vetëm zinxhiri ushqimor.

Përgjithësisht rastet që janë paraqitur tek ne kanë qënë intoksikacione të tilla nga patogjenët, pjesa më e madhe nga bakteret, pra patogjenet baktere. Kemi pasur raste që jemi përballur edhe me kontaminime të ushqimeve nga pesticidet, nga toksinat natyrore. Pesticidet janë ato kimikate të cilat gjatë rritjes sperkasim produkte të ndryshme ushqimore por masat e higjenës jo të mirëfillta kanë sjellë pacientë me çrregullime të tilla gastrointensinale.

Simptomat që janë paraqitur më shpesh tek ne më shumë i ngjajnë një gastrointeriti, pra pacienti paraqitet me nausa, (të vjella) dhe dhimbje epigastrike. Kemi pasur raste me diarre jo inflamatore, raste të tilla janë me një diarre të ujshme që kërkojnë asistencë mjekësore, por janë me pak ethe ose pa ethe. Rastet që janë paraqitur me diarre inflamatore, me gjak, me mukus dhe me ethe të forta. Në përgjithësi intoksikacionet alimentare që vijnë me patogjen bakterial këto kanë një kohë të shfaqes klinike në shumë orë deri në shumë ditë në varësi të agjentit, rastit në fjalë. Pra dozën infektive etj që duhet sasia e caktuar e patogjenit baktrerial do kohën e vet që të shumohet ndaj edhe klinika shfaqet në shumë orë deri në ditë deri në ardhjen në spital.

Cili ka qënë numri i pacientëve të ardhur në QSUNT? Është shtuar apo është reduktuar numri i pacientëve të intoksikuar?

Trendi është në rritje pasi është periudha kohore e tillë, pra stina e verës me të cilën ne gjithmonë përballemi me një fluks në rritje nga intoksikacionet alimentare. Gjithësesi shifrat ne kemi një traditë që i grumbullojmë çdo fund muaji dhe i hedhim në database-in tonë por gjithnjë shohim një tendencë në rritje të këtyre rasteve duke marë parasysh fashën mujore të Korrikut 2020 me Korrik 2021. Pra ka patur një rritje të numrit të numrit të pacientëve që paraqiten në urgjencë për të kërkuar asistencë mjekësore.

A ka një dallim mes grupmoshave që vijnë më së shumti me këto shqetësime apo janë të gjitha moshat e përfshira?

Intoksikacioni ushqimor mund të prekë çdo grupmoshë, prek  nga neonatët e deri në mosha madhore pasi këto quhen sëmundje infektive që çdo njeri duhet të ketë parasysh praktikat  e mirëfillta të higjienës. Ka edhe raste të kontaminimeve nga agjentë përcjellës, përshembull nga brejtësit, nga furtaret (brumbujt e vegjël) ose nga mizat. Ato lenë njollë, pra kontaminimet që janë tek ushqimet, në rast se ti gëlltit ushqimet e kontaminuara përsëri përballemi me një toksikacion alimentar, një toksikacion ushqimor. Nëse flasim për fruta që spërkaten rregullisht në momentin që ti mund ta marësh dhe nuk tregohesh i kujdesshëm me higjienën, pra pastrimin e  produktit, mund të kontaminohesh. Ndaj edhe pak më përpara përdora shprehjen “praktikat e higjienës” të cilat duhet ti ketë çdo njeri pra jo vetëm zinxhiri ushqimor.

Cilat janë shenjat e para që pacientet kanë në patologjinë e tyre dhe kur duhet të drejtohen tek mjeku?

Shenjat në përgjithësi që kemi hasur janë të përzierat, të vjellat, dhimbjet epigrastrike, dhimbje koke, dobësia trupore, pra disa nga shenjat e përgjithshme. Më vonë mjeku klinicist thellohet duke kompletuar me ekzaminime dhe duke bërë një anamnezë të kujdesshme e të hollësishme dhe fillon bën diferencime, pra që janë raste që janë paraqitur me gastrointerit apo janë raste që janë paraqitur me një diarre imflamatore apo jo inflamatore. Ka pasur raste që pacientët kanë ardhur pas një periudhe gati 10 ditore – 14 ditore  me një diarre të cilës nuk i është dhënë një asistencë mjekësore.  Këto janë problemet tona mjekësore që i ndjekim hap pas hapi deri në përmirësimin e pacientit.

Cilat ushqime do të sugjeronit dhe nuk do të sugjeronit për këtë periudhë?

Këshillohen ushqime sa më të freskëta, konsumimet ditore, zinxhiri ushqimor të jetë i kujdesshëm, pra ajo që thashë higjienën: që çdo njeri duhet të kujdeset për higjenën. Ushqimeve të konservuara të cilat merren në supermarkete apo nëpër  markete duhet t`u kontrollohet në mënyrë rigoroze data e skadencës. Duhet të kemi informacion sa më të saktë mbi këto produkte brënda parametrave dhe s’do kemi probleme të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re